‘Isha nisur për të vrarë politikanët’/ Si u kap 36-vjeçari i armatosur pas denoncimit të vëllait, ishte i pajisur me anti-plumb
Antonio Leka, 36-vjeçari i arrestuar një ditë më parë pasi u kap me arsenal armësh në Lezhë ka qenë i pajisur me anti-plumb në momentin e ndalimit nga policia.
Sipas BW, Leka ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2005 pasi është kapur me lëndë narkotike. Pasi është marrë në pyetje 36-vjeçari ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët.
Ka qenë telefonata e vëllait të tij që ka vënë në lëvizje policinë. Ai i ka thënë uniformave blu se vëllai i tij ka dalë nga banesa i armatosur.
Tashmë pritet të bëhet ekspertimi i gjendjes shëndetësore të tij, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.