Çështja ‘Alda Klosi’, Qyno: SPAK mund të hetojë nëse dyshohet se paratë vijnë nga aferat kriminale

Në “Drejt” në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se  SPAK-u mund të impenjohet në çështjen e Alda Klosit nëse ka dyshime se paratë vijnë nga aferë kriminale.

Ai tha se mund të dyshohet se ato vijnë nga ushtrimi i detyrës në ministrinë e Rindërtimit, apo edhe pranë ministrisë së Financave me Ahmetajn, pasi ka qenë koordinatore incineratorëve.

Qyno: SPAK-u mund të impenjohet në këtë çështje nëse ka dyshim se kemi të bëjnë që paratë rrjedhin nga një aferë kriminale, duke qartësuar pozicionin e zonjës kriminale, nëse rrjedhin nga ushtrimi i detyrës në ministrinë e Rindërtimit, qoftë edhe pranë ministrisë së Financave me Ahmetajn, pasi ka qenë koordinatore incineratorëve.

Këto të gjitha janë dyshime të arsyeshme, por nuk kemi prova konkrete që të futet SAK-u në linjë direkt me këtë hetim. SPAK-u është një prokurori që ka kompetencë kombëtare.