Sot, reshje shiu dhe bore në zonat malore, erë të vrullshme në bregdet

Gadishull i Ballkanit po ndikohet nga qendra me presion të ulët dhe masa ajri të paqëndrueshme, duke sjellë reshje shiu dhe bore në zonat malore dhe erë te vrullshme në bregdet.

E martë, 10 janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mestare reshje shiu lokale në zonat malore dhe jug.  Era do të jetë me drjetim Veri - Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      1/7°C
Zona e ulët         5/14°C
Zona bregdetare 8/14°C

Kosova, e martë 10 janar 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje  shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 7°C - 8°C .

E mërkurë, 11 janar 2023

Moti do të jetë me  vranësira mestare reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore.  Era do të jetë me drjetim Jug - Lindje me shpejtësi 15-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      2/8°C
Zona e ulët         5/14°C
Zona bregdetare 8/14°C/ Sipas RTSH