Këlliçi: Mendoni çfarë mund të gjejë pastruesja në shtëpinë e Erion Veliajt
Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv ka komentuar skandalin e bujshëm të vjedhjes së 500 mijë eurove nga shtëpia e Alda Klosit.
Këlliçi vuri në pikëpyetje sesa mund të jetë shuma e parave në shtëpinë e Erion Veliajt nëse në shtëpinë e një zyrtareje të Kryeministrisë gjendet kjo shumë, duke treguar kështu nivelin e lartë të korrupsionit të Shqipëri.
"Është një lajm i trisht kur mendon që, mjafton vetëm një pastruese të një prej shtëpijave të një zyrtari të një ministri për të kuptuar se në çfarë është niveli i korrupsionit të kësaj qeverije.
Po flasim për shefen e kabinetit të Arben Ahnetajt, kampionit të korrupsionit, e sigurisht që kjo lidhet me aferën e inceneratorëve. A e mendoni se çfarë mund të gjejë pastruesja në shtëpinë e Erion Veliajt?
Pale të shkosh tek shtëpia e kryeministrit, kushedi çfarë ndodh ti rrëmosh në shtëpi", u shpreh Këlliçi.