Belind Këlliçi zotohet publikisht: Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte!
Belind Këlliçi premton se nëse do të zgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës, Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.
Në Çim Peka Live, Këlliçi tha se do të mbajnë përgjegjësi zyrtarët që firmosën shembjen godinës dhe për abuzimet me fondet e bashkisë.
"Premtimi im publik është: Teatri do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte. Do mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë hedhur firmat, që kanë abuzuar. Kemi nevojë për të bërë një audit. Audit edhe për lejet e ndërtimit. Kemi nevojë të kuptojmë çfarë është bërë me fondet e bashkisë Tiranë".
Gjithashtu, Këlliçi tha se bashkia e Tiranës do të jetë një administratë e vogël, por efiçente, ndryshe nga struktura e tejfryrë e Erion Veliajt.
"Do të jetë një administratë e vogël dhe efiçente. Që nuk abuzon por punon bashkia për qytetarët. E gjithë administrata me në krye kryetarin e bashkisë, nuk duhe të kemi problem se sa herë ka dalë në media kryetari i bashkisë, as sa like dhe share bëhen për kryetarin e bashkisë, punonjësi i vitit për mua do të jetë ai që do t'u sherbejë qytetarëve, jo ai që më ka bërë like apo share mua. është nevojë akute dryshimi i modelit në Tiranë. Buxheti i bashkisë ka mjaftueshëm para për të bërë investime. Jam pro zhvillimit, edhe pro zhvillimit të pronës, por për një Tiranë policenstrike, jam edhe pro ndërtimit të një Teatri të Ri".