'Do ta ndryshojmë këtë realitet'/ Këlliçi: Një të riu sot i duhen 69.3 vite që të blejë shtëpi në Tiranë

Belind Këlliçi tha në Çim Peka Live se do të stimulohen kompanitë dhe bizneset që do të punësojnë të rinj në Tiranë. 

Ai theksoi se me realitetin aktual në kryeqytet, një të riu i duhen 69.3 vite kursime që të blejë një shtëpi. 

"Kompanitë që do të punoësojnë të rinj të moshës 25-30 vjeç, për të frenuar e largimit të të rinjve nga vendi, do të kenë lehtësira fiskale. Të jesh sot i ri në Tiranë dhe të kesh një rrogë mesatare, të duhen mesatarisht 69.3 vite kursime për të blerë një apartament 90 m2. Ky realitet që bie mbi pjesën dërrmuese të të rijve, duhet të ndryshojë. Pas konsultës me të gjithë qytetarët, në njësitë e Tiranës, dhe grupet e interesit do të dal me një ofertë dhe program konkret. Nuk do të jem superman, as gjitholog që do të bëj mrekulli, nuk kam ndërmend të gënjej qytetarët. Do të dal me propozime konkrete reale të prekshme që mund të realizohen brenda një afati kohor të caktuar dhe që të mund të kenë një produkt konkret edhe për ta prekur qytetarët edhe për ta parë", theksoi Këlliçi, duke shpalosur disa prej pikave të programit të tij.