‘Fëmija në spital ndërsa babai shkon për…’/ Tuna thumbon publikisht Patrisin, çfarë ndodhi mes tyre?
Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë pasur një lidhje të komplikuar, duke e shënjuar këtë histori me ndarje dhe ribashkime. Vetëm pak kohë në media u përfol për një rikthim të dyshes, pasi këngëtarja dhe ish-partneri i saj shkuan me pushime në Dubai së bashku me dy djemtë e tyre.
Por që prej asaj dite në media ka pasur disa qëndrime kontradiktore mes të dyve. Kanë qenë pushimet që ata kanë kaluar si familje, çfarë na kanë sjellë një tjetër variant të kësaj historie. Megjithatë, çifti është ndarë, ndonëse sot ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve.
Mirëpo së fundmi, Tuna ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ish-partnerit të saj, ku e akuzon se vendos ‘qejfet’ e tij para shëndetit të fëmijëve. Me anë të një postimi në InstaStory, artistja publikoi fillimisht një shkrim në anglisht ku thuhej:
“Të gjithë mund të kenë një fëmijë dhe ta quajnë veten ‘Prindër. Një prind i vërtetë është ai që vendos fëmijën sipër nevojave dhe dëshirave të tij egoiste”
Më pas Tuna publikoi një foto nga spitali ku i shtrirë në krevat duket djali i saj.
“Babai shkon për ecje në mal teksa fëmija i tij ndodhet në spital”– shkruhej në foto duke i bashkangjitur emoji të zemëruara.
Tuna dhe Patrisi janë njohur në vitin 2016, ndërkohë që një vit më vonë janë bërë prindër për herë të parë, të një djali të quajtur Tian. Zen erdhi në jetë vitin e shkuar, kur çifti kishte vetëm pak muaj që i kishte shkëputur marrëdhëniet e tyre. Disa herë dy të rinjtë kanë tentuar për ribashkim, por duket se lidhja e tyre ka përfunduar njëherë e mirë, duke mos pasur më shpresa për një ribashkim. Por raporti i tyre problematik nuk ka ndikuar te detyrimet si prindër. Që duket se përpiqen t’i përngjajnë në këtë model vëllait të Patrisit, Robert Berishës, dhe ish-bashkëshortes së tij. Nora Istrefi.