VIDEO/ Gurra: Deklaratat e Ramës, presion i pastër ndaj Arben Ahmetaj
Vjedhja e 120 mijë eurove në banesën Alba Klosit, shefe e kabinetit të Arben Ahmetaj, kur ky i fundit ishte zv/kryeministër, ja nxjerrë në pah edhe luftën brenda llojit në qeverinë e Edi Ramës.
Ky i fundit, ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me hetimin që po bëhet, duke deklaruar se do ti shkohet deri në fund këtij llumi.
Kjo temë është diskutuar edhe në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV.
Duke folur në SYRI TV, gazetari Hysni Gurra është shprehur, se deklarata e Edi Ramës, janë presion i pastër ndaj Arben Ahmetajt.
‘Reagimi i menjëhershëm i Ramës, që po duam ne dhe do po e merrni ju vesh, pra informacioni po lëshohet më mënyrë të kontrolluar. Ky është një presion ndaj Ahmetajt.
Deklarata e Ramës, si e para me mollë e dardha dhe kjo e sotmja, janë presion ndaj Arben Ahmetaj’, tha gazetari Hysni Gurra në SYRI TV.