Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makina bie në greminë
Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Arbrit. Këtë herë, një automjet ka humbur kontrollin pranë fshatit Smollik në Bulqizë dhe ka rënë në greminë.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka disa persona të plagosur që janë nisur me urgjencë drejt spitalit.
Policia dhe auto-ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
Ky i është i treti aksident që shënohet vetëm javën e fundit. Më 4 janar, përplasja e dy makinave në Rrugën e Abrrit solli aksidentin tragjik me tre viktima, dy vëllezërit nga Maqellara, Kujtim e Murat Istrefi si dhe Lulzime Istrefi.
Ndërsa natën e ndërrimit të viteve ndërroi jetë në të njëjtin vend një 24-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/ informacion paraprak
Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.