Gazetarët Daci-Gjinaj: Zyrtarja është kujtuar për paratë vetëm kur ka dhënë deklaratën e dytë

Të ftuar në 'Edicionin e Pasdites' me Armela Ferkon ishin gazetarët e kronikës, Fatjon Gjinaj dhe Glidona Daci ku së bashku me avokatin e të akuzuarve, nënë e bir, në vjedhjen e shtëpisë së zyrtares së kryeministrisë.

Glidona Daci është shprehur se në deklarimin e parë të zyrtares, Alda Klosi nuk ka bërë të ditur shumën e parave por vetëm sendet me vlerë, ndërsa paratë i ka shtuar në deklarimin e dytë.

Avokati i palës së akuzuar u shpreh se nëse nuk justifikohet shuma e dytë e parave klientët nuk mbajnë përgjegjësi dhe shuma monetare i kalon shtetit.

Avokati: "Ne fazën e sotme të gjykimit isha përfaqësuesi i të dy personave. Lajmet e dhëna nga gazetarët sot ishin të sakta dhe të vërteta.

Në momentet fillestare të procesit kam kërkuar organit të akuzës që të më saktësojë objektin e gjykimit, nëse unë klientët do ti mbroj vetëm për 120 mijë euro apo edhe për shumën tjetër që janë zbuluar më vonë. Në fazën e parë të proçesit dyshimet e arsyeshme pretendoheshin nga prokuroria mbi prova. Në fakt nuk gjeta nja përgjigje në definicion, por gjithsesi unë e ngrita mbrojtjen bazuar në shumën e pretenduar nga viktima, zonja Klosi apo për shumën e gjetur më vonë, sipas meje të akuzuarit duhet të japin përgjigje mbi shumën 120 mijë euro dhe shuma tjetër nuk ka pse I atribuohet në këtë fazë të hetimit."

Gazetari kronikës, Fatjon Gjinaj: Duke qenë se deklarues kryesor në këtë çështje janë nënë e birë dhe pala, e dëmtuar ku ka deklaruar Alda Klosi se shuma e vjedhur është diku ke 120 mijë euro dhe disa bizhuteri. Të akuzuarit, pastruesja ka deklaruar se paratë që janë gjetur në shtëpinë time I përkasin të gjitha drejtoreshës së kryeministrisë.

Përplasja ka në pretendimin e të dëmtuarit dhe të akuzuarit. Në këtë fazë të proçesit nuk është e zgjidhur akoma se koha nuk ka qenë e mjaftueshme. Do të duhen që të ribëhen dëshmi dhe deklarime nga të dy palët e përfshira në proces.

Gazetarja e kronikës, Glidona Daci: Alda Klosi kur ka bërë denoncimin për vjedhjen e shtëpisë nuk e ka deklaruar të gjithë shumën e saktë. Në dosjen e plotë thuhet se: I është marrë deklarimi të dëmtuarës Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka menduar me qetësi sendet që ka pasur ka thënë se i janë vjedhur më shumë se 120 mijë euro. Alda Klosi kur ka lajmëruar policinë për grabitjen ka deklaruar se janë vjedhur vetëm sendet me vlerë por kur ka shkuar me dhënë deklaratën e plotë është kujtuar dhe ka shtuar shumën e parave.

Avokati: U tha në një farë mënyre se mund të ketë konflikt interesi, por e bëj të qartë se në këtë çështje është dhe një avokate tjetër ku I kemi ndarë dhe punët por akoma nuk kam zgjedhur se cili do të mbrojë nënën dhe cili djalit. Në qoftëse nuk identifikohet pronari I shumës së dytë të parave nuk mund që të mbajnë përgjegjësi klientët e arrestuar. Nëse ndonjë person kërkon paratë dhe nuk deklaron burimin e ligjshëm të tyre ato në fund kalojnë në pronësi të shtetit. Sot në prokurori palët nuk kanë dhënë deklarime dhe do të shprehen në një fazë tjetër të proçesit.