VIDEO-SYRI TV/ Ndërron jetë Enver Shehi, Berisha: Hetim me urgjencë
Për vdekjen e Enver Sheshit të arrestuar për aferën me inceneratorin e Fierit, i cili kishte kërkuar disa herë masë më të lehtë dënimi për shkak të gjendjes shëndetësore, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një reagim, Berisha thekson se ka dyshime të forta se vdekja e 59-vjeçarit është organizuar nga mafia e inceneratorëve. Për këtë ngjarje, Berisha I bën apel avokatit të popullit që të ndërmarr hetimet për të zbardhur të vërtetën.
Nga SYRI TV
Enver Sheshi, i arrestuar për aferën me inceneratorin e Fierit ndërroi jetën të shtunën në mbrëmje në ambientet e QSUT-së, rreth 1 orë pasi ishte shoqëruar nga policia e burgjeve ku mbahej pranë ‘313’.
Gjatë kohës së paraburgimit, 59-vjeçari kërkoi disa herë një masë më të lehtë dënimi për shkak të gjendjes shëndetësore por iu refuzua derisa ndërroi jetë në spital nga ataku kardiak. Për herë të fundit Sheshit i ishte refuzuar ndryshimi i masës së sigurisë më 28 dhjetor të vitit 2022.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe lideri I opozitës Sali Berisha, i cili deklaroi se ka dyshime se vdekja e Enver Sheshit është organizuar nga mafia e inceneratorëve për shkak të informacioneve që 59-vjeçari kishte për këtë aferë.
Dje mediat njoftuan vdekjen e 59-vjeçarit Enver Sheshi i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegësave ndërkohë që bosët e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave.
Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim. Sipas disa mesazheve vdekja e tij është organizuar nga mafja e djegësave mbasi e dinte shumë për këtë aferë. Të tjerë pretendojnë se kishte vendosur të dëshmonte me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.
Për vdekjen e 59-vjeçarit në ambientet e QSUT-së, Berisha i bën thirrje edhe avokatit të popullit që të ndërmarr me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Enver Sheshit.