‘Anulohet tenderi fiktiv’/ Këlliçi shënon ‘fitoren’ e parë ndaj Veliajt: Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia
Deputeti demokrat dhe njëherazi kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi ka shënuar fitoren e parë me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi njofton se është anuluar tenderi fiktiv për Rr. Xhon Belushi, ku Veliaj hidhte natën asfalt elektoral, duke kryer punë fiktive për kompaninë që do i jepte tenderin ditën e sotme.
‘Një fitore për Tiranën! Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona’, shkruan Këlliçi.
Postimi i plotë:
Një fitore për Tiranën!
Anullohet tenderi fiktiv për Rr. "Xhon Belushi".
Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona.
Kurdo natën të hidhet asfalt elektoral, unë do të jem atje! Bashkë Tirana! Forca!