U kap në flagrancë nga Këlliçi, Veliaj anulon tenderin 400 milionësh

Erion Veliaj ka anuluar tenderin abuziv prej 400 milionë lekësh, që ishte bërë gati të ja jepte një klienti të tij. Ishte kandidati i opozitës, Belind Këlliçi ai i cili e kapi në flagrancë Veliaj dhe e denoncoi, skandalin abuziv.

Veliaj kishte nisur punën me makineritë e bashkisë për të shtruar asfalt gjatë natës në rrugën ‘Xhon Belushi’ në njësinë numër 4, në zonën mes kinostudios dhe freskut. Ndërkaq që rruga po shtrohej ende pa u shpallur tenderi dhe punimet po bëheshin me makineritë e bashkisë.

Sipas Këlliçit, paratë e këtij tenderi do ti jepeshin një klienti të Veliajt, i cili më pas do të blinte votat për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Tiranës.

'Është skandaloze ajo që po ndodh këtu. Rruga po mbaron dhe po ndërtohet nga mjetet e ndërmarrjes nr.2 të bashkisë Tiranë. Të hënën do të shpallet fiktivisht fituesi i tenderit për këtë rrugë.

Dhe paratë do t'i jepen fiktivisht kompanisë fituese dhe më pas do t'ia kthejë bashkisë Tiranë për t'i hedhur këto para në fushatë. Është përgatitur një masakër elektorale në të gjithë rrugët dhe rrugicat e Tiranës që në 8 vite nuk kanë patur asfalt dhe është përgatitur një skemë për të blerë votat.

Do presim të hënën se kush do të jetë fituesi i tenderit. Mjetet janë në procesi të bashkisë Tiranë. Unë kam edhe emrin e kompanisë që do të shpallet fituese, është kontraktore e bashkisë Tiranë, është kompani fiktive', tha kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në një lidhje live me emisionin ‘Çim Peka LIVE’.