Rrëmbehet treni në Nigeri, dhjetra persona mbahen peng
Të paktën 32 persona janë rrëmbyer në një stacion treni në shtetin Edo, në jug të Nigerisë, thonë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mes tyre ishin stafi i stacionit dhe pasagjerët që prisnin një tren.
Forcat e sigurisë, të ndihmuara nga kërkuesit vendas, kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi për viktimat.
Incidenti i fundit vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale ku siguria është një çështje kryesore e fushatës.
Raportet thonë se të shtunën një numër i madh personash të armatosur edhe me AK-47, qëlluan në ajër ndërsa hynë në stacionin në Igueben përpara se të merrnin udhëtarët dhe stafin dhe t’i çonin në një pyll aty pranë.
Disa nga ata që arritën të largoheshin, morën plagë plumbash, janë cituar të kenë thënë dëshmitarët okularë.