", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/09/auto_Screenshot_3-10-780x4391673274252.png", "width": 900, "height": 507 } }

Ambasada e SHBA-së në BeH reagon ndaj vendimit të Dodikut për nderimin e Putin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë ka reaguar ndaj vendimit për dekorimin e presidentit rus, Vladimir Putin nga ana e udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik.

“Vendimi i Milorad Dodik për të nderuar Vladimir Putinin, njeriun që nisi një pushtim të paprovokuar të Ukrainës që rezultoi në vdekjen e mijëra civilëve dhe shkatërrimin masiv të infrastrukturës, është i dënueshëm”, thuhet në deklaratë.

Ambasada tha se ky është një refuzim i vlerave të komunitetit euroatlantik dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në ligj.

“Gjithashtu, vendimi i zotit Dodik për të festuar 9 janarin është i paligjshëm. Ai shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës sipas të cilit festimi është antikushtetues”, citohet të ketë thënë më tej ambasada amerikane.

Ata përkujtuan se neni 3 i Marrëveshjes së Dejtonit është i qartë dhe se Republika Srpska duhet të respektojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës, përfshirë vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht nëse i pëlqejnë apo jo.

“Thirrjet për pavarësinë e RS, të cilat u përsëritën dje…, po e shtyjnë shtetin në një rrugë të rrezikshme. Republika Srpska vetëm do të shkatërrojë veten dhe ata përreth saj duke shtyrë këtë ‘shpresë të pakapshme’ të pavarësisë”, është përfunduar në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Bosnje-Hercegovinë.