Kostoja e lartë e jetesës në kryeqytet, Braimllari: Erion Veliaj ka renditur Tiranën më të shtrenjtën në rajon

Numbeo, database më e madhe e të dhënave të kostove në botë, ka publikuar indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023, ku ka renditur Tiranën dhe Beogradin si dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, kur indeksi ishte 38.7 për kryeqytetin shqiptar, Tirana rezulton se është bërë më e shtrenjtë, sipas Numbeos.

Nisur nga këto të dhëna nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari shkruan në statusin e tij në rrjete sociale se fajtor për këtë është kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

‘Erion Veliaj e ka renditur Tiranën më të shtrenjtën në rajon.’ shkruan Braimllari në postim.

Më pas n/kryetari i PL-së shton se 14 maji është dita e betejës për ta çliruar Tiranën nga abuzimi dhe taksat e larta.

''14 maj betejë për ta çliruar Tiranën nga abuzimi, taksat e larta.''

Braimllari e mbyll postimin e tij duke treguar misionin që Partia e Lirisë ka marrë përsipër për të rregulluar jetesën në kryeqytet.

‘Misioni i Partisë së Lirisë për të hapur vende të reja pune me paga të mirëpaguara për të përballuar koston e jetës dhe për të kthyer llogaridhënien në bashki.’

Statusi  i plotë i Endrit Braimllarit:

Erion Veliaj e ka renditur Tiranën më të shtrenjtën në rajon.

Kosto e lartë e jetesës, mungesa e vendeve të punës, taksat e larta, korrupsioni dhe abuzimi me fondet publike.

14 maj betejë për ta çliruar Tiranën nga abuzimi, taksat e larta.

Misioni i Partisë së Lirisë për të hapur vende të reja pune me paga të mirëpaguara për të përballuar koston e jetës dhe për të kthyer llogaridhënien në bashki.