Duka dhe Silvinho e thonë me foto objektivin e kuqezinjve
Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur si Sylvinho, prezantohet si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare.
Braziliani ka firmosur me Federatën Shqiptare të Futbollit një kontratë 18-mujore, me objektivin e vetëm, arritje në fazën finale të Europianit “Gjermani 2024”.
Në prezantimin e teknikut 49-vjeçar ishte i pranishëm presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili së bashku me stafin e ri, shkrepën një foto ku tregohet qartë objektivi i kuqezinjve; kualifikimi në EURO 2024.