Hodhi foshnjën në lumë, ja momenti kur 32-vjeçarja mbërrin në gjykatë

32-vjeçarja Orjana Gremi, e cila hodhi foshnjen e saj në lumin Kir, ka mbërritur në gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër.

E reja do të njihet sot me masën e sigurisë, ndërsa gjyqtar është Orgent Nazaj.

Avokati do të thirret nga gjykata, pasi ende nuk ka një avokat për ta mbrojtur në këtë çështje të rëndë.

Ngjarja e rëndë, ku Gremi ka hedhur foshnjën në lumin Kir, u regjistrua në fshatin Golem më 4 janar.

Ajo ishte e pamartuar dhe nuk kishte familje, ndaj jetonte me dajën në fshatin Golem.

Deri më tani ajo nuk e ka deklaruar atësinë e fëmijës.