Sateliti i vjetër i NASA bie nga qielli këtë fundjavë

Cape Canaveral, SHBA - Një satelit 38-vjeçar në pension i NASA-s është gati të bjerë nga qielli. NASA tha të premten se mundësia që mbeturinar të bien mbi dikë është "shumë e vogël". Sipas NASA-s, pjesa më e madhe e satelitit 2,450 kilogramë do të digjet kur të rihyjë në atmosferë. Por disa pjesë pritet të mbijetojnë.

Agjencia hapësinore i përcaktoi shanset e plagosjes nga rënia e copave të tij 1 në 9,400.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes, sateliti shkencor pritet të zbresë të dielën mbrëma e të kërkojë gati 17 orë.

Aerospace Corp. me bazë në Kaliforni, megjithatë përcakton mëngjesin e së hënës ose gati 13 orë, përgjatë një piste që kalon mbi Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe në zonat më perëndimore të Amerikës Veriore dhe Jugore.

Sateliti i njohur si ERBS, u lëshua në 1984 nga bordi i anijes hapësinore Challenger. Megjithëse jetëgjatësia e pritshme e tij e punës ishte dy vjet, sateliti vazhdoi të bënte matje të ozonit dhe të tjera atmosferike deri në daljen në pension të tij në 2005. Sateliti studioi se si Toka thithte dhe rrezatonte energji nga dielli.

Sateliti pati një dërgim të veçantë nga Challenger. Gruaja e parë e Amerikës në hapësirë, Sally Ride, e lëshoi satelitin në orbitë duke përdorur krahun robotik të anijes. I njëjti mision shfaqi gjithashtu ecjen e parë në hapësirë nga një grua amerikane: Kathryn Sullivan.

Pra, ishte hera e parë që dy femra astronaute fluturuan në hapësirë së bashku.

Ky ishte fluturimi i dytë dhe i fundit në hapësirë për Sally Ride, e cila vdiq në vitin 2012.