Kostoja e jetës në Tiranë më e shtrenjta në rajon, Kërpaçi: Një realitet që e jetojnë çdo ditë familjet shqiptare!
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi ka reaguar në lidhje me të dhënat e publikuara nga Numbeo, databaza më e madhe e të dhënave të kostove në botë,e cila ka publikuar indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023.
Sipas këtyre të dhënave Tirana dhe Beogradi janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon përsa i përket kostos së jetës.
Kërpaçi shkruan në postimin e saj se ky është një realitet që e jetojnë çdo ditë familjet shqiptare.
‘’Banorët e Tiranës kanë vështirësi të përballojnë kostot mujore që lidhen me taksat e detyrimet financiare shumë të larta të bashkisë, shpenzimet për ushqimin, transport, etj.’’
N/kryetarja e PL-së shton më tej se votimet vendore të 14 majit janë ditë vendimtare për ta rikthyer ekonominë e kryeqytetit nga duart e pastrimit të parave dhe klientëve të qeverisë.
‘’Votimet vendore të 14 Majit janë ditë vendimtare për ta rikthyer ekonominë e kryeqytetit nga duart e pastrimit të parave dhe klientëve të qeverisë, në shërbim të banorëve të Tiranës.’’
Kërpaçi e mbyll postimin e saj duke shkruar se objektivi kryesor i Partisë së Lirisë do të jetë ulja e kostos së jetesës në Tiranë dhe ndalimi i ndikimit të fenomeneve negative si pastrimi i parave në ndërtim.
''Objektiv kryesor i Partisë së Lirisë do të jetë ulja e kostos së jetesës në Tiranë dhe ndalimi i ndikimit të fenomeneve negative si pastrimi i parave në ndërtim, tek kostoja e jetesës që rëndon familjet dhe bizneset në Tiranë.''
Postimi i plotë i Floida Kërpaçit:
Kostoja e jetesës në Tiranë është shtrenjtuar dhe ky është një realitet që e jetojnë çdo ditë familjet Shqiptare!
Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Numbeo, databaza më e madhe e të dhënave të kostove në botë, e cila ka publikuar indeksin e kostos së jetesës për vitin 2023.
Banorët e Tiranës kanë vështirësi të përballojnë kostot mujore që lidhen me taksat e detyrimet financiare shumë të larta të bashkisë, shpenzimet për ushqimin, transport, etj.
Votimet vendore të 14 Majit janë ditë vendimtare për ta rikthyer ekonominë e kryeqytetit nga duart e pastrimit të parave dhe klientëve të qeverisë, në shërbim të banorëve të Tiranës. Objektiv kryesor i Partisë së Lirisë do të jetë ulja e kostos së jetesës në Tiranë dhe ndalimi i ndikimit të fenomeneve negative si pastrimi i parave në ndërtim, tek kostoja e jetesës që rëndon familjet dhe bizneset në Tiranë.