Mjafton Dembele, Barcelona triumfon në shtëpinë e Atletico Madridit

Barcelona ka mposhtur Atletiko Madridin me rezultatin 0-1, në javën e 16-të të La Ligas.
Barça e mori epërsinë ndaj Atleticos në takimin më të rëndësishëm të javës në minutën e 22-të.

Gjithçka lindi nga këmbët e Pedrit, që avancoi me finesë në qendër, duka pasur për Gavin, me këtë të fundit që mbrojti mirë topin, për të nxjerrë përballë portierit Dembelenë, që nuk gaboi 0-1.

Reagimi i “Los Colchoneros” pas pësimit të golit ishte i menjëhershëm, por nuk ishte dita e të besuarve të Simeones që topi të shkonte në rrjetë (vendësit iu afruan disa herë golit në fundin e pjesë së parë.

“Beteja” ishte e ashpër edhe gjatë fraksionit të dytë, me Barçën që u mbrojt me shumë forca, por pa mundur ta mbyllë ndeshjen me kundërsulmet e saj.

Pati nervozizëm në minutat shtesë, me Savic dhe Ferran Torrës të ndëshuar të dy me karton të kuq, ndërsa në minutën e katërt shtesë Arauja I mohoi golin mbi vijën fatate Antoine Griezmannit.

Fitore e vyer për Barcelonën, që shkon në +3 nga Reali i Madridit.