Barazim dramatik në ‘San Siro’/ Roma ringjallet në fund dhe shtang Milanin
Vetëm gjysmë ore lojë zgjati ekuilibri në rezultat në sfidën mes Milanit dhe Romës (2-2), që u zhvillua në “San Siro” në kuadër të javës së 17-të të Serisë A.
Pikërisht në minutën e 30-të, në zhvillimet e një këndoreje të ekzekutuar nga Tonali, Kalulu i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe devijon me kokë për në rrjetë, 0-1.
Roma, me gjithë përpjekjet që e bëra, e kishte të pamundur të të gjetur golin e barazimit, madje në minutën e 77-të u kap në befasi pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve, që u mbyll me golin e Pobegas, 2-0.
Një moment shpërqendrimi i mbrojtjes së Milanin në ekzkutimin e një goditjeje këndi rihap ndeshjen. Ibanez me kokë, 2-1.
Harakiri i Milanit! Në minutë e katër shtesë Abraham shënon golin e dytë për Romës. Tjetër shpërqendrim i kuqezinjve në goditjet standarde, 2-2.