Aksident në Maliq, shoferi në gjendje të dehur përplas 55-vjeçarin me biçikletë

Një aksident automobilistik ka ndodhur  tek kryqëzimi i Libonikut.

Mjeti ka përplasur një shtetas me biçikletë.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur.

Drejtuesi i biçikletës B.Z 55 vjeç u dërgua drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, ku ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit A.D u shoqërua në komisariat.