Bilanci i Covid/ 31 raste të reja në 24 orët e fundit
Bëhet publik bilanci i Covid për 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 361 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, vetëm 31 prej tyre kanë rezultuar pozitive ndërkohë që sërish nuk ka humbje jete si pasojë e virusit.
Njoftimi i plotë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 361 testime, 31 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
8 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 361 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në Bashkitë:
17 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 1 qytetarë në Shkodër, Roskovec.
Janë 232 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,110 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 8 Janar 2023)
Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 361
Testime totale 2,022,357
Raste pozitive 332,938
Raste të shëruara 329,110
Raste Aktive 232
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 155
Fier 27
Vlorë 11
Durrës. 11
Gjirokastër. 9
Berat. 8
Kukës. 3
Lezhë. 3
Dibër. 2
Shkodër 2
Korçë 1