Ushtari ukrainas i propozon martesë të dashurës së tij
Një fotografi interesante e publikuar nga faqja e Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë tregon momentin e ëmbël të fejesës së dy ushtarëve ukrainas.
Yevhen dhe Liza janë pjesëtarë të shërbimit të Brigadës 121 të Mbrojtjes Territoriale, sipas mbishkrimit të ministrisë.
Edhe në kohë lufte, ata gjetën vendin dhe kohën për të festuar dashurinë e tyre.
Ushtari ukrainas shihet në fotografi derisa u ul në gjunjë për t’i propozuar të dashurës së tij po ashtu ushtare, e cila po mbante në dorë një buqetë me lule.
Yevhen and Liza, service members of the 121st Territorial Defense Brigade.
— Defense of Ukraine (@DefenceU) January 7, 2023
Even in the greatest war of the 21st century, there is a place and a time for love.
Ukraine is ❤️ pic.twitter.com/flIZQhK9kY