", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/08/auto_Screenshot_161673189461.jpg", "width": 900, "height": 438 } }

Lojtarët e Lazios i përgjigjën mbylljes së tribunës për shkak të racizmit të ultrasve

Tifozët e Lazios janë ndër më famëkeqit në botë për qëndrimet e tyre fashiste dhe këngët raciste, si ajo kur fjalë për fjalë e bënë mbrojtësin Samuel Umtiti, të qajë gjatë një ndeshjeje jashtë fushe në Lecce pak ditë më parë. Klubi u ndëshkua me mbylljen e tribunës së Curva Nord në ndeshjen e sotme kundër Empolit në Romë dhe ankesa u refuzua.

 

Ndaj klubi vendosi të tregojë se nuk e mbështet sjelljen e tifozëve të vet, ndaj skuadra doli në nxehje para ndeshjes me Empolin me bluza me mbishkrimin “Ne e duam futbollin, ne luftojmë kundër racizmit,"në anën e pasme.