Kishte banorë të tjerë në shtëpi që janë pjesë e komunitetit LGBT? Edoni i 'BBVK' përgjigjet hap
Banori i eliminuar këtë javë nga “Big Brother Vip Kosova”, Edoni, ka dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga shtëpia e famshme.
Teksa ripërsëriti se diçka që e ka penalizuar është fakti se ai është drag queen dhe pjesë e komunitetit LGBT. I pyetur nga “Prive” se cili nga banorët ka treguar një mbështetje fallco për këtë komunitet, Edoni tha emrin e Stresit.
“Stresi më duket që atë mbështetjen për komunitetin LGBT e ka fake sepse përpiqej ta thoshte disa herë që i mbështet, kjo më bën të dyshoj. Pastaj thotë diçka të kundërt”– tha Edoni.
I pyetur nëse ka ndonjë banor në shtëpi që është pjesë e komunitetit LGBT, Edoni u përgjigj me bindje “Po.”
“Mendoj që ka brenda në shtëpi njerëz të komunitetit LGBT. Nuk dua të them emra pasi ata nuk kanë dalë vetë hapur, por kam dyshimet e mia në njerëz të caktuar”- tha Edoni.
Edon Shileku ose Victoria Owns ishte një banor kaq shumë i komentuar i Big Brother VIP Kosova.