Thanë për 500 mijë eurot e gjetura në dyshek...
Nga Lutfi Dervishi
Edi Rama: mediat e kazanit po bëjnë një fortunë në gotë për 504 mijë euro të gjetura në një dyshek!
Berisha: janë 100 herë më të pastra duart e pastrueses se duart e zyrtares së qeverisë së krimit
Elisa Spiropali: ngjarje të tilla ndodhin kudo, madje bëhen dhe filma!
Spartak Ngjela: he he he. I dini të thjeshta këto punë ju. Pastruesja është agjente speciale e FBI
Frida Krifca: hapja e akademisë së pastrueseve është emergjencë kombëtare.
Bora Muzhaqi: kushedi sa fëmijë afganë do të kishim mbështetur me 504 mije €
Niko Peleshi: tëmën e sëmës o! Sa një riparim kapital i një helikopteri antizjarr
Ulsi Manja: zyrtarja dhe pastruesja e bënë punën. Tani ta lemë drejtësinë të punojë e qetë!
Pastruesja: jam e pafajshme. Vetë shefja më tha “hiq çdo gjë të pisët nga kjo shtëpi”
Policia patrueses: nxirr paratë që ke marrë edhe te shtëpia e shefit tonë
SPAK: Çështja po hetohet, por është shumë komplekse
Kiko: a i nxë 504 mijë euro kesh një çantë Louis Vuitton me flamurin shqiptar?