Al Nassr ndërpreu kontratën me një lojtar, arsyeja është Ronaldo

Kontrata e Vincent Aboubakar është ndërprerë nga Al Nassr për të regjistruar Cristiano Ronaldon.

Cristiano Ronaldo u bë lojtari i nëntë i huaj në Al Nassr kur nënshkroi për klubin saudit. Rregullat e Saudi Pro League lejojnë vetëm tetë lojtarë të huaj të regjistrohen nga një klub, kështu që dikush duhej të largohej.

Sipas gazetës Al-Riyad, raportuar nga RMC Sport, i sakrifikuari ishte sulmuesi kamerunas  Vincent Aboubakar. Është raportuar se Aboubakar u hoq nga lista e skuadrës së Al Nassr përpara fitores 2-0 të kësaj jave ndaj Al-Ta'ee.