Sarandë/ Vetëplagoset me armë gjahu 59-vjeçari, ja detajet e para
Shtetasi me iniciale M. H., 59 vjeç është dërguar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore pasi është vetëplagosur në Delvinë me armë gjahu pranë banesës së tij.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Sarandë/