Portierit spanjoll thuhet se do t'i ofrohet një kontratë e re, edhe pse atij do t’i duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës sipas politikës së re.

Lojtarët e tjerë të skuadrës si Raphael Varane, Harry Maguire dhe Casemiro fitojnë nga 200,000 deri në 230,000 euro në javë.

Meqë ra fjala, skuadra e Erik ten Hag ka qenë në formë të mirë që nga rifillimi i sezonit pas Kupës së Botës 2022.

Ata i kanë fituar të pesë ndeshjet e fundit dhe më 10 janar do të përballen me Charlton Athletic në raundin e tretë të Carabao Cup.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/08/auto_Screenshot_101673181592.jpg", "width": 900, "height": 608 } }

Manchester United zbaton ‘rregullin e Ronaldos’ me lojtarët, De Gea goditet i pari

Manchester United do të zbatojë "Rregullin e Ronaldos", i cili do të parandalojë blerjet e reja dhe lojtarët e ekipit të parë që të fitojnë më shumë se 230,000 euro në javë.

Një kufi de facto i pagave prej 230,000 euro në javë është vendosur në Old Trafford në një përpjekje për të sjellë harmoni në skuadër.

Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua Djajve të Kuq në verën e vitit 2021 para se të largohej në nëntor të vitit të kaluar, ishte lojtari më i paguar në klub me një pagë prej 440,000 euro në javë, raporton Daily Mail.

Aktualisht, David de Gea merr 425,000 euro në javë nga klubi, por kontrata e tij ekzistuese skadon në fund të sezonit.