Turqi: Shembet tavani brenda një dhome hoteli, plagosen 32 persona
Rreth 32 persona janë plagosur pasi një tavan u shemb në një dhomë hotel në qytetin Sarikamis.
Ngjarja u rregjistrua në provincën verilindore të Karshit të Turqisë.
Sipas mediave turke ngjarja ka ndodhur gjatë kohës teksa po shihej një dokumentar kushtuar betejës së vitit 1914, ndërmjet ushtrisë ruse dhe asaj osmane.
Anadolu shkruan se 23 persona kanë lënë spitalin, ndërkohë pjesa tjetër ndodhet e shtruar. Policia po vijon zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti të rëndë.