Handanovic-it i skadon kontrata në qershor, Inter e ka gati plani për të transferuar ish-gardianin e Juves

Me Samir Handanovic që i skadon kontrata në qershor, Interi nuk ka asnjë alternativë cilësore në dispozicion si zëvendësues të Andre Onanës.

Emri i ndjekur nga drejtuesit për portën është ai i ish-juventinit, Norberto Murara Neto.

33-vjeçarit brazilian i skadon në qershor kontrata aktuale me Bournemouth dhe mund t’u bashkohet zikaltërve me parametër zero.