Xhaçka si ministre strategjike, duhet të ndjejë peshën e SPAK!

Nga Basir Çollaku 

Ministre strategjike zonja Xhaçka, me burrin ish-deputetin strategjik Artan Gaçi, larguar nga parlamenti jo fort nga dëshira, por për hije të së shkuarës, vijon të bëjë karshillëk ndaj Prokurorisë.

SPAK ndihet anemik në këtë histori duke mos thirrur ende zonjen ministre të dëshmojë për përkatësinë e saj, lidhjet apo ndikimin. Ndoshta flirtet diplomatike kanë shërbyer deri tani si mburojë... 

Është e njëjta ministre, që ka emeruar në detyra të rëndësishme në shërbimin e jashtëm, pa certifikatë sigurie. Certifikata të refuzuara nga DSIK, për lidhjet e dyshimta të kërkuesve. 

Është e njëjta ministre me një ish-këshilltar aktor me peshë të madhe në Call Center-at e mashtrimit financiar, Josifin ish-ortak me Olsi Ramën për të cilin spanjollët hetojnë sot 2.4 miliarde euro plaçkë. E njëjta ministre kur ishte titullare e Mbrojtjes u hetuan ca tendera sekretë në kohë pandemie. Dhe prokuroria u djersit të mos e përfshijë në përgjegjësi.

Ë njëjta ministre që përdorte helikopterët si taksi elektorale në Dibër.

Kjo e mbron?!?!?

Njëherësh Gjykata Kushtetuese duhet të dëshmojë se nuk është celulë partie dhe të rrëzojë qokën e Ramës për Xhaçkën strategjike. Mandati i saj duhet të ishte hequr prej muajsh. 

Opozita duhet t'i kërkojë Gjykatës dhe SPAK të mos presë djegie afatesh dhe procedurash.

Kushdo ka firmosur duhet të përballet me akuzën dhe drejtesinë.

Orët e paqes hetimore janë vepër penale e Prokurorëve. Ministres strategjike, nuk i rëndon kjo histori sepse Piramidat ndoshta i kujtojnë rëndesa më të mëdha...