Skuadra e Thomas Strakoshës eliminohet nga FA Cup
Brentford është eliminuar nga Kupa FA pasi u mposht nga West Ham në fushën e vet.
Këta të fundit arritën të fitojnë me rezultatin minimal 0-1.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 79-të, duke vulosur sfidën.
Benhrama gjuajti topin nga jashtë zone, duke tundur rrjetën e Bentfordit.
Kujtojmë se titullar në këtë ndeshje ishte dhe portieri shqiptar Thomas Strakosha, i cili rikthehet të luajë pas rreth 5 muajve.