Vdekja e mjekut në vendin e punës, reagon Spitali i Pejës (FOTO)
Pas vdekjes së një mjeku në vendin e punës, ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ku kanë njoftuar se bëhet fjalë për doktor Reshat Emra, raporton Syri.net Kosova
Sipas njoftimit nga Spitali i Pejës, doktor Reshat Emra ka vdekur si pasojë e infarktit dhe i njëjti ishte kujdestar në vikend.
“Njoftim mortor! Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra. Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar. Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve. Në situat të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja. I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju Dr.Reshat Emra. Pusho i qetë”, thuhet në njoftimin e spitalit.