Strakosha rikthehet të luajë pas 5 muajsh, titullar me Brentfordin në FA Cup

Thomas Strakosh rikthehet në fushën e lojës me skuadrën e Brentford, pas 23 gushtit kur luajti 90 minuta ndaj Colchester në EFL Cup.

Trajneri Tomas Frank i ka besuar “çelësat” e portës gardianit shqiptar, i cili u transferua në Angli gjatë merkatos së verës nga Lazio.

27-vjeçari ka kaluar një periudhë jo të mirë, pasi ka vuajtur edhe problemet fizike, ndërsa ishte në stol në sfidën ndaj Liverpool, ndërsa sonte në FA Cup po luan si titullar ndaj West Ham.