Elona Guri: Skandal, 28% të buxhetit të Durrësit do të shkojnë për inceneratorin eTiranës

Elona Guri, zyrtarja e Partisë së Lirisë ka reaguar pas vendimit skandaloz që qytetarët e Durrësit të paguajnë taksa për inceneratorin e Tiranës.

Guri bën me dije se rreth 28% të buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve

Postimi i Gurit:

Qytetaret e Durrësit nuk do te jene më kurrë sklleverit qe paguajne per hajduterine e plerave te Veliajt dhe Rames.

Taksat e qytetarëve durrsakë planifikohen për Inceneratorin e Tiranës dhe transferta qeveritare.

Plot 961.000.000 lekë të rinj të barabarta me 28% të buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit të buxhetit të 2023 të Bashkisë së Durrësit do të shkojnë per menaxhimin e mbetjeve.

Keto miliona euro jepen pa asnje plan strategjik apo zhvillimi apo menaxhimi të këtij problemi kritik sic jane mbeturinat, por thjesht me urdherin politik te bandes se te korruptuarve me ne krye Ramen dhe Veliajn.

Kjo hajduteri e hapur per te mbushur xhepat e Veliajt dhe Rames me djersen dhe sakrificat e qytetareve durrsake do te marre fund nje here e pergjithmone ne 14 maj me votimin masiv per Kryebashkiakun Igli Cara.