", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Lioni fiton ndeshjen dramatike ndaj Beshiktashit

Lioni ka arritur të fitojë përballjen e vështirë ndaj Beshiktashit në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Ryan Babel e kaloi Beshiktashin në epërsi në minutën e 15, pas një asistimi të bukur nga Talisca, transmeton Koha.net.

Në pjesën e parë nuk pati ndryshim rezultati, por në pjesën e dytë vendasit arritën të përmbysin rezultatin.

Brenda dy minutave Lyoni arriti të fitojë përballjen, duke shënuar në minutën e 83 dhe 85 përmes Tolissos dhe Morelit.

Gjysmëfinalisti do të mësohet në javën e ardhshme pasi të zhvillohet ndeshja kthyese në “Vodafone Arena”.