PAMJE TRONDITËSE/ Klienti nxjerr armën dhe vret grabitësin në restorant

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant meksikan në Houston të SHBA-ve. 

Brenda restorantit është futur një person i maskuar, teksa në dorë mbante edhe një armë. 

Duke ua drejtuar klientëve armën, ai u kërkoi para dhe grabiti disa prej tyre. 

Por në këtë moment ndodh edhe skena tragjike. 

Një prej klientëve, siç duket edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, nxjerr armën nga brezi dhe e qëllon grabitësin disa herë në momentin që tentoi të largohej nga restoranti. 

Pas ekzekutimit të grabitësit, klienti mori të gjitha paratë që kishte marrë grabitësi dhe ua ktheu klientëve të tjerë përpara se të largohej nga lokali.

Kur mbërriti policia, ata e gjetën grabitësin të vdekur. Policia tha se ai ishte një burrë rreth të 20-ave, por identiteti i tij është ende në pritje. Në të njëjtën kohë, ndaj klientit, i cili është në kërkim nuk është ngritur asnjë akuzë.