SYRI TV/ Vaksinimi i fëmijëve, Vasili: U arrit që në vitin 2012

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përgënjeshtroi deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me vaksinimin e fëmijëve në Shqipëri, për të cilin tha se PS e çoi në 98%. Por sipas Vasilit,  kjo shifër është arritur që në 2012-ën dhe është e vërtetuar dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Si provë për këtë Vasili solli deklaratat e princeshës Matilde (sot mbretëreshë e Belgjikës) kur erdhi në Tiranë për të promovuar Shqipërinë si një vend lider në vaksinimin e fëmijëve.

Nga SYRI TV

Dy ditë më parë, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se në qeverisjen e tij vaksinimi i fëmjëve ka arritur në nivele të larta duke kapur shifrën 98%.  Kjo deklaratë u përgenjështrua nga Partia e Lirisë. Nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili tha se kjo shifër është arritur në fakt që 10 vite më parë, ndërsa akuzoi Ramën se gënjen për të mbuluar dështimin e Radhës. 

Si provë për këtë, Vasili publikoi deklaratat e princeshës Matilde, sot mbretëreshë e Belgjikës, kur erdhi në Tiranë për të promovuar Shqipërinë si një vend lider në vaksinimin e fëmijëve, e shoqëruar nga përfaqësuesja e OBSH-së,  Nedret Emiroglu.

Vasili theksoi se përkthyese e princeshës ka qenë pikërisht Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila është dëshmitare për faktin e patjetërsueshëm se niveli 98% i vaksinimit të fëmijëve, të cilin Rama e shet si sukses të qeverisë, është arritur që në 2012.