Mori bonusin dhe e hodhi foshnjen në Kir, ja kush e denoncoi 32-vjeçaren

Mbarë shoqëria është tronditur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një 32-vjeçare hodhi foshnjën e saj të porsalindur në lumin Kir.

Trupi i pajetë u gjet pas kërkimeve gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, 7 janar 2022 në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir.

“E hodha sepse nuk kisha mundësi ta mbaja”, i ka thënë ajo Policisë së Shkodrës.

Ora News mëson se Orjana Gremi kishte dalë nga spitali pikërisht më 4 janar pasi kishte kryer të gjitha procedurat edhe për përfitimin e bonusit prej 40 mijë lekësh të reja.

Sipas të dhënave të para, 32-vjeçarja rezulton e lindur në Fier, ndërsa jeton në Shkoder te të afërmit e saj.

Raportohet se kanë qenë misionaret e Kishës Katolike që kanë njoftuar dje policinë pasi kanë parë që e reja nuk ka pasur fëmijën.