VIDEOLAJM/ Agron Çela i bashkohet ‘valles’ së Spiropalit dhe Becit
Këto pamje të siguruara nga SYRI TV, tregojnë se si deputeti Agron Çela i është ‘bashkuar’ valles së pushtetit.
Deputeti shkodran shihet duke kërcyer nën shoqërinë e Elisa Spiropalit, e dërguara e PS për qarkun e Shkodrës.
Në valle është edhe Benet Beci, i përfolur si kandidatura e PS për Shkodrën në zgjedhjet lokale. Çela është shumë entuziast, madje i kërkon Spiropalit që të futen së bashku në mes të valles.
Një ditë më parë, kreu i PL, Ilir Meta komentoi largimin e mundshëm të Çelës. Ai tha se në Shkodër, ish-kryeministri Berisha mundi t’i fitonte edhe pa vulë dhe pa seli, duke iu referuar zgjedhjeve të 6 marsit.
“Nuk jam këtu për t'u marrë me çështje që i mbulon zonja Spiropali. Nuk merrem unë me të deleguarën e Rilindjes. Unë merrem me Edi Ramën dhe regjimin e tij, i cili po çmontohet. Nuk e shpëton asnjë përpjekje mafioze që ai bën. Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në të gjithë Shqipërinë. Në Shkodër e kudo tjetër që luftohet për të rivendosur llogaridhënien. Sali Berisha i ka mundur i vetëm në 6 mars pa vulë pa seli në Shkodër”, tha Meta.