Skuka drejt Serie-A, Partizani gjen në Holandës zëvendësuesin e sulmuesit dibran

Duket se Xhuliano Skuka e ka mbyllur me kampionatin shqiptar dhe me shumë gjasa do të nisë një aventurë të re në Serie-A, ku pritet t’i bashkohet skuadrës së Veronës gjatë merkatos së janarit.

Për këtë arsye klubi i Partizanit po punon për gjetjen e një zëvendësuesi në sulm, teksa në mediat italiane raportohet se të “kuqtë” kanë gjetur akordin me Fabian Shahajn.

Djaloshi i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, ka nënshkruar pak kohë më parë një kontratë profesionisti me ADO Den Hag në Holandë.

Por ai tashmë kërkon një klub ku të luajë rregullisht dhe Partizani mund t’i ofrojë këtë mundësi. Raportohet se të kuqtë kanë siguruar huazimin e tij deri në fund të këtij sezoni, duke menduar edhe për një largim të mundshëm të Skukës i cili ndiqet me interes nga klubet italiane.