Vrau të riun nga Kukësi, Prokuroria e Kosovës kërkon raport për të gjitha krimet e mëparshme të 'Kobrës'

Organet e drejtësisë në Kosovë kanë nisur hetim të thelluar për rastin e Dibran Hoxhës, pronarit të lokalit “Kobra City” që vrau të riun nga Kukësi, Visart Cengaj dhe plagosi shokun e tij pas pas Vitit të Ri, në Prizren.

Nisur nga fakti se Dibran Hoxhaj kishte pasur precedent të mëparshëm dhe të shumë dhe megjithatë ë të gjitha rastet nuk ishte dënuar sipas ligjit,

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që kryeprokurori i Prizrenit të paraqesë një raport të plotë me të gjithë veprimet që janë ndërmarrë ndër vite ndaj Hoxhaj.

Në njoftimin që mban datën 6 janar 2023, thuhet: “Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton opinionin publik se menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi.”