Cikalleshi jep asist vendimtar, Al Khaleej del nga kriza

Sokol Cikalleshi vë firmën e tij në fitoren minimale të Al Khaleej në fushën e Al-Taawon.

Sulmuesi kavajas asistoi shokun e skuadrës, Martins, në minutën e 58-të, për golin që vendosi sfidën.

Kjo ishte fitorja e parë e ekipit të Cikalleshit pas një serie negative prej gjashtë humbjesh radhazi në kampionat.

Kujtojmë që Cikalleshi ka luajtur 11 ndeshje, të gjitha si titullar, në kampionat, si dhe ka shënuar një gol në humbjen 1-2 ndaj Al Fateh.