Këngëtarja 'shpërthen' ndaj Luizit, pasi iu hodh sipër Kiarës: Copë psikopati, pervers

 

Këngëtari Luiz Ejlli është një nga protagonistët kryesorë në Big Brother VIP, duke tërhequr vëmendjen me çdo veprim të tij, teksas vazhdon ngacmimet ndaj moderatores Kiara Tito, ku i kërkon që të kenë një romancë së bashku. 

Së fundmi, ai ka bërë një veprim ndaj Kiarës, e cila ka sjellë reagime të forta jashtë shtëpisë. Teksa moderatorja ishte e shtrirë në krevat, Luizi i është hedhur sipër duke e lënë të shtangur dhe të trembur.

Pas këtij veprimi të Luizit, ndjekësit e kanë “kryqëzuar” atë duke e konsideruar këtë veprim si shumë pervers.

Mes reagimeve të shumta ishte edhe ai i këngëtares shqiptare, Enxhi Nasufi e cila nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, bashkangjitur veprimit të Luizit shkroi:

"Në këtë pikë, ky është ngacmim seksual dhe dikush duhet të marrë masa për këtë l*qen. A mundet dikush ta ndalojë këtë copë psikopati pervers. Kjo nuk është më lojë. Ia kisha zgurdulluar sytë mos ti shkonte më mendja te seksi në jetën e vet."