FOTO/ Shpallet portieri më i mirë i vitit 2022

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka vlerësuar Thibaut Courtois si portierin më të mirë të vitit 2022.

Courtois fitoi 125 pikë, duke kaluar ‘Dibu’ Martinez, i cili mori 110 vota dhe marokenin Bono, i treti në klasifikim me 55 pikë,

Kjo është hera e dytë që Thibaut Courtois e fiton këtë çmim.

Rasti i mëparshëm ishte në vitin 2018 falë paraqitjes së tij të shkëlqyer në Kupën e Botës në Rusi, ku mori “Dorezën e Artë” të kompeticionit.

Courtois barazon Peter Schmeichel me dy çmime IFFHS.

Belgu tashmë ishte shpallur lojtari më i mirë në finalen e Champions League dhe ka marrë trofeun Yashin.