Gjendet i riu që humbi në Fier

Është gjetur i riu i cili u denoncua i humbur në Fier.

Ferit Sakaj nga Roskoveci, është gjetur rreth orës 17:00 nga efektivët e komisariatit të Policisë së Fier. Ai është gjetur në hyrje te qytetit të Fierit.

‘Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen ‘Sheq i Madh’, Fier’, bën të ditur policia e Fierit.