", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/25/auto_auto_policia-makina-naten-plagosje--1280x72016617194651672004687.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

'Hape pak krahun ti legjenda e shtetit', policia e ndjek live në 'TikTok' dhe ndalon të riun

Mbrëmjen e kaluar gjatë një operacioni Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili hiqej si efektiv policisë.

Rrugorja e kryeqytetit ka ndjekur live në “TikTok” të riun i cili ishte duke qarkulluar në rrugët e Tiranës me një furgon të bardhë dhe fenelinën e policisë ndezur.

Në momentin që ky shtetas kuptoi që ishte duke u ndjekur nga blutë menjëherë mbylli “liven” në TikTok, mirëpo ishte tepër vonë pasi efektivët kishin ndjekur çdo hap të tij.

“Hape pak krahun, hape ti legjenda e shtetit”, dëgjohet të thotë efektivi i policisë gjatë momentit kur këtij të riu i’u dha sinjali për të ndaluar. Mësohet se këtij shtetasi i është pezulluar leja e drejtimit për 12 muaj.

@legjenda_shtetit ♬ original sound - Legjenda_shtetit